Top News – Biden përmbys Trump/ I jep fund programit ‘qëndroni në Meksikë’
03/06/2021 12:29

Administrata e Presidentit Biden anuloi zyrtarisht politikën e imigracionit të vënë në zbatim nga administrata Trump që i detyronte azil-kërkuesit të prisnin në Meksikë ndërkohë që gjykata amerikane e imigracionit shqyrtonte rastin e tyre. Një njoftim me shtatë faqe nga Sekretari i Sigurisë Kombëtare Alejandro Mayorkas bën të ditur përfundimin e “Protokolleve për Mbrojtjen e Migrantëve” që ka kthyer 70,000 azil-kërkues në Meksikë që nga janari 2019 deri kur u pezullua nga Presidenti Biden në ditën e parë kur erdhi në detyrë. Ky ishte një vendim i pritshëm, pasi gjatë fushatës presidenciale Biden e pat premtuar ndaljen e kësaj praktike, megjithëse kishte lënë një mundësi hapur për ta rishikuar para anulimit të plotë. Mayorkas tha se vazhdimi ose modifikimi i kësaj politike “do të binte ndesh me vizionin dhe vlerat e administratës dhe do të përfaqësonte përdorim jo të mirë të burimeve të departamentit”. Ai shton se kostoja e kësaj politike i tejkalon ndjeshëm përfitimet. Gjatë zbatimit të kësaj politike u vërejt një rënie e ndjeshme e numrit të azil-kërkuesve, por kritikët vënë në dukje se aplikantët nuk arrinin të vinin në gjykatë si rezultat i kostos dhe pengesave për të udhëtuar, kushteve të vështira në Meksikë dhe mungesës së avokatëve. Mayorkas pohoi se kishte pasur një numër të madh aplikimesh të mohuara pasi personat nuk ishin paraqitur në gjykatë në ditën e caktuar, duke përmendur problemet me strehimin, fondet dhe sigurinë në Meksikë. Republikanët shprehën kritika ndaj vendimit të administratës duke e cilësuar situatën në kufirin jugor amerikan si serioze, me paralajmërimin se demokratët do të paguajnë kosto politike.

Top News – Pasojat e mbylljes së qeverisë. Trupat amerikane kërkojnë lëmoshë në Gjermani
06/11 16:53
Top News – Luftohet ‘shtëpi më shtëpi’ / Rusia përparon në Pokrovsk, ‘dëbon’ ukrainasit
06/11 16:23
Top News – Muzeu i Luvrit, ‘han me shumë porta’ / Duhen vite për të rregulluar problemet e sigurisë
06/11 16:21
Top News – Ukraina në ‘luftë të përjetshme’ / Ish shefi i NATO-s: Forcë mbrojtëse evropiane në Kiev
06/11 15:07
Top News – 400 mijë njerëz nën armë / Polonia ‘në luftë’, do stërvisë ushtarakisht popullatën
06/11 15:04
Top News – Ushtria amerikane, bazë në Siri / Trump po punon për një ‘pakt sigurie’ me Izraelin
06/11 15:00
Top News – Sistemi Merops kundër Rusisë / Polonia e Rumania blindohen, mbrojtje nga dronët
06/11 15:00
Top News – Rrjetet e energjisë dhe GPS në rrezik / ‘Shpërthen’ dielli, stuhi e fortë gjeomagnetike
06/11 14:55
Top Channel/ Gjermani: Svastika me gjak njeriu në makina e fasada, “terrorizohet” Hanau!
06/11 14:52
Top News – Zhduket dallga e famshme e Mynihut/ Sërfistët të tronditur, ndodhi pas pastrimit të lumit
06/11 14:51
Top Channel/Tempulli më i vjetër, Majat “vizatuan” kozmosin/ CNN: Në qendër ka figurën e kryqit!
06/11 14:45
Top Channel/ Gjermani, industria e çelikut në prag kolapsi: Merz, samit ugjent në Berlin!
06/11 14:43
Top News – Belgjika ‘nën sulm’, alarm sigurie / Mblidhet Këshilli i Sigurisë kombëtare pas dronëve
06/11 13:19
Top News – Bota ‘dridhet’, SHBA lëshon ‘Minuteman III’/ Raketa balistike, pjesë e triadës bërthamore
06/11 13:15
Top News – Angelina Jolie, papritur në Ukrainë / Rekrutuesit ushtarakë ndërpresin vizitën
06/11 12:15
Top Channel/ Vuçiç “tradhton” Putinin, telefonin Zelenskyn: Bashkëpunim për sigurinë rajonale!
06/11 12:12
Top News – Rusia rinis testet e armëve nukleare / Putin i përgjigjet Trumpit, bota bëhet bërthamore
06/11 11:55
Top News – Gjenden ‘kutitë e zeza’ të avionit / Të paktën 12 viktima në tokë dhe në bord
06/11 11:48
Top News – Kaos në SHBA, avionët në tokë / Urdhërohet reduktimi i fluturimeve, qeveria e mbyllur
06/11 11:48
Top Channel/ Bllokimi i qeverisë amerikane: SHBA do shkurtojë fluturimet në 40 aeroporte!
06/11 11:48
BILETA Portokalli - Bileta