Top News – Biden përmbush zotimin, do të bashkojmë familjet e emigrantëve
03/02/2021 10:43

Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi nisjen e përpjekjeve për të identifikuar dhe ribashkuar qindra familje që u ndanë në kufirin SHBA-Meksikë nga administrata Trump dhe vazhdojnë të mbeten larg njëri tjetrit. Biden nënshkroi një urdhër ekzekutiv i cili parashikon krijimin e një task forcë e cila t`i shërbeje këtij synimi, duke përmbysur kështu strategjinë e tolerancës zëri të paraardhësit. Kjo lëvizje e çon kreun e ri të shtëpisë së bardhë një hap më pranë përmbushjes se një premtimi fushate. “Ne do të punojmë për të zhbërë turpin moral dhe kombëtar të administratës së mëparshme që me plot gojën, jo në mënyrë figurative, rrëmbeu fëmijët nga krahët e familjeve të tyre”, tha Biden. Mbështetësit e imigracionit i kanë kërkuar administratës së re demokrate që të lëvizë shpejt, por ndihmësit e Biden thonë se u duhet kohë për të zbardhur shtresat e shumta kufizuese për imigracionin të vëna në zbatim gjatë administratës Trump dhe për të krijuar sisteme të favorshme për migrantët. “Kjo nuk do të ndodhë brenda natës,” u shpreh sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki. Urdhrat ekzekutivë të Biden sakaq nuk trajtojnë çështjen e shfuqizimit të një urdhri të firmosur gjatë periudhës së pandemisë nën administratën Trump, i njohur si “Mandati 42”. Ky i fundit i lejon zyrtarët e kufirit që të dëbojnë pothuajse të gjithë njerëzit e kapur duke kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Veprimet e presidentit amerikan pasojnë gjashtë urdhra emigracioni që ai lëshoi në ditën e tij të parë në detyrë dhe do ta avancojnë më tej agjendën e tij ambicioze pro-emigrantëve që kërkon të fshijë politikat kufizuese të Trump ndaj emigracionit të ligjshëm dhe të paligjshëm.

Top Channel/ Dëshmon Hillary Clinton: Epstein, njeri i tmerrshëm
26/02 23:08
Top News- Afganistani nis sulmin “hakmarrës” ndaj Pakistanit, bombardon pozicionet e ushtrisë
26/02 23:00
Top Channel/ Skandali i përgjimeve në Greqi, dënohen 4 persona me 126 vite burg
26/02 21:59
Top Channel/ Presioni i Trump, zbutet Irani! Negociata në bisedime në Gjenevë
26/02 19:54
Top News – Armë bërthamore në Ukrainë…Franca ‘shpërthen’ kundër Rusisë: Dezinformime
26/02 18:13
Top News – Polonia në alarm, ngre avionët luftarakë / Raketat e Rusisë shumë pranë kufirit
26/02 16:21
Top News – Merz mbetet me gojën hapur…Robotët humanoidë e presin në Kinë, kërcim dhe boks
26/02 16:14
Top News – Aktorja që lufton të rimarrë fytyrën / AFP, reportazh për ‘Diellën’ dhe Anila Bishën
26/02 13:24
Top Channel/ Hetuan Trumpin, shkarkohen 10 agjentë të FBI-së: Punuan me “akuzuesin” e Thacit!
26/02 12:19
Top Channel/ Trump ndërhyn në Francë? “MAGA kërkoi informacione për Marine Le Pen”!
26/02 11:53
Top News – CIA, fushatë rekrutimi në Iran / Kërkohen spiunë ndërsa Trump kërcënon me luftë
26/02 11:52
Top Channel/ Ushtria gjermane blen dronë kamikazë: OK në Bundestag, forcohet krahu lindor i NATO-s!
26/02 11:52
Top News – Premton më shumë armë bërthamore / Kim Jong un mbyll kongresin me një paradë ushtarake
26/02 11:40
Top News – ‘Sulmohet’ Kuba, motoskaf nga Florida / Vriten katër ‘diversantë’, plagosen 6 të tjerë
26/02 11:33
Top News – Traktati bërthamor ra, Rusia ‘pa frena’ / Përdori raketën ‘e ndaluar’, Ukraina jep prova
26/02 11:24
Top News – Zelenski kërkon Putinin në tryezë / Bisedon me Trumpin para negociatave në Gjenevë
26/02 11:21
Top News – Ku jeton Inteligjenca Artificiale ? / Bumi i qendrave të të dhënave në Azinë Juglindore
26/02 11:17
Top News- Konflikti SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan? A do hyjë në luftë?
25/02 23:06
Top News- Sulmi në Iran gati, bishat F-22 ulen në bazën ajrore në Izrael
25/02 23:05
Top News- ‘Frika është kudo’, qyteti meksikan shndërrohet në zonë lufte nga kartelet e drogës
25/02 22:39
DIGITALB DIGITALB