Një ish-informator i FBI-së akuzohet se ka gënjyer lidhur me përfshirjen e presidentit amerikan Joe Biden dhe djalit të tij Hunter Biden në marrëdhëniet e biznesit me kompaninë ukrainase të energjisë ‘Burisma Holdings’. Bëhet fjalë për Alexander Smirnov, i cili u arrestua të enjten në Aeroportin Ndërkombëtar të Las Vegas-it, pas mbërritjes së tij në SHBA.