Presidenti Joe Biden shënoi një vit të plotë në detyrë, duke mbajtur një konferencë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë për të bërë bilacin e arritjeve të administratës së tij. Kryefjala ishte lufta e administratës së tij për të vënë nën kontroll krizën shëndetësore. “Disa mund ta cilësojnë atë që po ndodh tani, si normalitet i ri. Unë e quaj punë të papërfunduar”, tha ai për pandeminë e koronavirusit.