Presidenti amerikan, Joe Biden, u ka bërë thirrje shteteve të ofrojnë nga 100 dollarë për të vaksinuarit kundër koronavirusit, si përpjekje për të rritur shkallën e imunizimit në Shtetet e Bashkuara. Biden po ashtu ka bërë publike kërkesën për vaksinim të punëtorëve federalë. Ky urdhër tani u kërkon punëtorëve të tregojnë dëshmi për vaksinim apo të kryejnë teste dhe të mbajnë maskën. Sipas të dhënave zyrtare, më pak se 50 për qind e banorëve të SHBA-së, janë të vaksinuar plotësisht. Duke folur nga Shtëpia e Bardhë, Biden ka thënë se masat e reja janë rezultat i përhapjes së variantit Delta të koronavirusit