Për presidentin amerikan, Joe Biden, duket se nuk po vijnë ditë të mira. Ndihmësit e tij kanë zbuluar një grup të ri të dhënash të klasifikuara të qeverisë, në një vend të dytë që nuk është specifikuar. Dokumentet e para u gjetën në një zyrë private në Uashington DC që Biden e përdori pas mandatit të tij si zëvendëspresident. Nuk ishte ende e qartë se kur dhe ku u gjet pjesa shtesë i dosjeve nga ndihmësit e Biden.