Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të ndajë këtë të dielë, Medalje Presidenciale për Sundim të Ligjit për Beau Biden, djalin e ndjerë të presidentit amerikan, Joe Biden, i cili vdiq nga kanceri në tru më 2015, raporton rrjeti televiziv amerikan, NBC Neës. Ai ka shërbyer në Kosovë pas mbarimit të luftës, përkatësisht më 2001, në trajnimin e gjykatësve dhe prokurorëve vendorë.