Top News/ Biden ndalon fushatën, preket nga Covidi / Shtëpia e Bardhë siguron: Ka simptoma të lehta
18/07/2024 13:06

Presidenti amerikan, Joe Biden është infektuar me koronavirus dhe ka simptoma të lehta, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë. Zëdhënësja e tij për media, Karine Jean-Pierre, ka thënë se presidenti amerikan është i vaksinuar dhe ka dozë përforcuese kundër virusit që shkakton sëmundjen COVID-19. Biden është infektuar edhe dy herë tjera me këtë koronavirus në të kaluarën. Përmes një postimi në X Biden i ka falënderuar të gjithë për urimet për shërim të shpejtë, ndërsa ka thënë se do të vazhdojë të punojë për popullin amerikan. Presidenti amerikan, 81-vjeçar, është parë të mërkurën duke vizituar mbështetësit në Llas Vegas dhe ka mbajtur një fjalim aty. Megjithatë, ai e ka anuluar një fjalim që ishte paraparë të mbahej më vonë, në kuadër të fushatës presidenciale. Infektimi i tij vjen në kohën kur Biden po përballet me presion në rritje për të hequr dorë nga gara për një mandat të dytë presidencial, për shkak të moshës që ka. Thirrjeve të 19 ligjvënësve demokratë për tërheqje të Bidenit nga gara për president i është shtuar të enjten edhe ligjvënësi nga Kalifornia, Adam Shiff, i cili po kandidon për Senatin amerikan. Shqetësimet e demokratëve mbi aftësitë e Bidenit për ta mposhtur rivalin republikan, Donald Trump, apo nëse është në gjendje që të udhëheqë vendin për një mandat të dytë, janë shtuar pas paraqitjes së dobët të tij në debatin e parë presidencial, të mbajtur më 27 qershor.

Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50
Top News – Vjen stuhia e frikshme: Rrini në shtëpi! Rrugët të shkreta, mbyllen shkollat në Portugali
11/11 13:39
Top News – ‘Vilajeti i Mizogjinistanit’ kërcënon Italinë: Do ju shkatërrojmë! Evakuohen 300 shkolla
11/11 13:36
Top News – Irani kërcënon Trumpin / Nuk heq dorë nga uraniumi, asnjë grimcë s’del nga vendi
11/11 13:35
Top News – Sulm terrorist në bazat britanike/Mesazhe të koduara nga burgu, zbardhet komploti iranian
11/11 12:38