Top News – Biden merr detyrën më 20 janar/ Ceremonia e inaugurimit, nën masa të forta sigurie
16/12/2020 15:53

Komisioni i Inaugurimit të Presidentit të zgjedhur Joe Biden ka publikuar masat për mbrojtjen e shëndetit publik gjatë ceremonisë që do të zhvillohet më 20 janar, në kushtet e krizës së koronavirusit, e cila u ka marrë jetën qindra mijëra amerikanëve. Komisioni tha në një deklaratë se po bashkëpunonte me Komisionin e Përbashkët të Kongresit për Ceremonitë Inauguruese “në mënyrë që inaugurimi… të nderojë dhe të ketë tiparet e traditave të shenjta amerikane, duke bërë ndërkohë që amerikanët të ndihen të sigurt dhe që të parandalohet përhapja e COVID-19s”. Më 20 janar, Biden dhe Nënpresidentja e zgjedhur Kamala Harris do të bëjnë betimin në shkallët e Kapitolit në Uashington në kushtet e “protokolleve të fuqishme për mbrojtjen e shëndetit dhe të sigurisë”, pas të cilit Biden do të mbajë fjalimin e inaugurimit, tha komisioni. “Pjesëmarrja në ceremoni do të jetë jashtëzakonisht e kufizuar dhe parada vijuese do të ketë një formë të ndryshme,” thuhej në deklaratë. Komisioni po u bën thirrje amerikanëve të qëndrojnë në shtëpi gjatë aktiviteteve përuruese të asaj dite. Prania e Presidentit Donald Trump në ceremoni ende nuk është e konfirmuar. I pyetur gjatë një interviste me televizionin Fox News nëse do të merrte pjesë në ceremoni, Trump, u përgjigj: “Nuk dua të flas për këtë.” SHBA vazhdon të shënojë shifra rekord përsa u përket infektimeve dhe vdekjeve nga koronavirusi, me më shumë se 16.5 milionë raste dhe mbi 300 mijë viktima.

Top News – Donbasin në këmbim të NATO-s / Zelenski: Ja çfarë më kërkuan negociatorët e SHBA
15/11 12:18
Top News – Kundër inflacionit dhe policisë / E gjithë Franca në këmbë, protesta në vend
15/11 12:18
Top News -‘Heq ndalimin për vrasjen e Zelenskit’/Putin i zemëruar, Ukraina godet centralet elektrike
15/11 12:18
Top Channel/ Rekord i ri / “SpaceX” rikuperon një anije kozmike për herë të parë në histori
15/11 11:44
Top Channel/ Frika për atentat ndaj Trump/ Reduktohen daljet në ambiente të hapura të presidentit
15/11 11:05
Top Channel/ Francë 100 mijë protestues në rrugë/ Demonstratë kundër kostos së lartë të jetesës
15/11 10:59
Top Channel/ Rusia: NATO të kthehet si para ‘97! NYT zbardh prapaskenat në Abu Dhabi
14/11 23:01
Top Channel/ Shifrat tronditëse! Mbi 22 milionë të prekur nga sulmi kibernetik në Francë
14/11 22:55
Top Channel/ SHBA, kabllot dogjën mijëra fluturime! Zbulohet çfarë e shkaktoi kaosin ajror
14/11 19:54
Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31