Top News – Biden: Më duket vetja si Harry Styles…/ Bën shaka për moshën në darkën me gazetarët
30/04/2023 12:46

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se manjati 92 vjecar Rupert Murdoch, e ka bërë atë të duket si këngëtari Harry Styles dhe bëri shaka duke thënë se ai ishte mik me një nga etërit themelues të shteteve të Bashkuara, James Madison...Këto komente, në darkën e përvitshme me gazetarët që mbulojnë shtëpinë e bardhë, shkaktuan jo pak të qeshura. Presidenti zakonisht, përpiqet të bëjë batuta miqësore dhe me humor para gazetarëve në darkën e korrespondentëve. Biden, tani 80 vjec, ka shpallur planet për rikandidim në zgjedhjet e vitit të ardhshëm dhe ka kundërshtuar kritikët që mendojnë se ai është shumë i vjetër për ta bërë këtë. Ai po ahstu sulmoi edhe gazetat që sipas tij kanë gënjyer për përfitime dhe pushtet, duke nxitur urrejtjen, në disa komente të ndërthurura edhe me humor që kishin në shënjestër Fox Neës. Biden tha se e vërteta ishte groposur nga gënjeshtrat në një referencë të dukshme për teoritë konspirative të rreme që fitorja e tij në zgjedhjet e 2020-ës ishte rezultat i një manipulimi masiv votash. Në darkën e këtij viti, morën pjesë dhjetëra gazetarë që mbulojnë shtëpinë e bardhë, bashkë me zyrtarë të qeverisë. Kjo darkë, zakonisht është një lloj arene për yjet e industrisë së argëtimit për tu afruar me elitën e pushtetit në Uashington. Presidentët, me përjashtim të donald Trump, zakonisht marrin pjesë në darkë dhe i lidhin fjalimet e tyre me amendamentin e parë të kushtetutës amerikane që garanton lirinë e fjalës dhe shtypit. Por vitet e fundit këto darka kanë patur edhe momente tensioni. Në 2011, presidenti i atëhershëm Barak Obama, shfrytëzoi një pjesë të fjalimit për të kritikuar Donald Trump, asokohe të ulur mes audiencës. Trump atëherë përhapte deklarata të rreme sipas të cilave Obama nuk kishte lindur në Shtetet e Bashkuara. Më shumë se një dekadë më pas, Trump, vazhdoi me të njëjtën frymë duke përdorur madje termin “Armik i popullit” për t’iu referuar disa gazetarëve kritikë ndaj tij.

Top Channel/ Izraeli drejt qeverisë së re, Eisenkot nis negociatat për shumicën parlamentare
10/11 12:22
Top Channel/ Avionë të tjerë amerikanë shpërngulen nga nje baze tjeter ajrore britanike!
10/11 12:03
Top News – Në nivelin më të ulët të karrierës së tij / Mbështetja për Trumpin 32 për qind
10/11 12:03
Top News – Ukraina, ‘fleksibilitet’ në bisedime/ Nisin negociatat në Abu Dhabi, SHBA është optimiste
10/11 12:00
Top News – Suficiti i Kinës mbi 1 trilion USD / Bumi i Inteligjencës Artificiale rrit eksportet
10/11 11:57
Top News- Lufta e paqja, Zelenski sfidon Putin: Takohemi në Antarktidë për t’i dhënë fund konfliktit
10/11 11:56
Top News – Arrestohet vëllai i Viktor Orban / Akuzohet për trafik njerëzish, ‘Operacioni Purgatori’
10/11 11:56
Top News – Trump: FBI po heton bosin e Nvidia / Thellohen polemikat me Kinën, presidenti ‘i habitur’
10/11 11:39
Top Channel/ Lufta e Ukrainës: Nisin në Abu Dhabi bisedimet trepalëshe mes Kievit, Moskës e SHBA-së!
10/11 11:35
Top Channel/ Sa kushtojnë grevat: Vendi europian që humbet më shumë nga 24 orë “pushim”!
10/11 11:15
Top Channel/ Hegseth, mocion shkarkimi: Lufta e Iranit nisi pa miratimin e Kongresit!
10/11 10:53
Top Channel/ Shpresë për fundin e luftës SHBA-Iran, bie çmimi i naftës: Brent, gati 20% më pak!
10/11 10:52
Top Channel/ Franca akuzon Iranin se “shkriu” frigoriferët në Europë
09/11 23:42
Top Channel/ Dokumentet sekrete, rusët humbën 400 mijë ushtarë në luftë
09/11 23:27
Top Channel/ Lufta drejt fundit, e “tregon” rënia e çmimit të naftës
09/11 23:21
Top Channel/ Merz, presion BE për Ukrainën: Financoni ose bllokoj buxhetin
09/11 23:16
Top News – Vëllai i ish Kryeministrit arrestohet për trafik klandestinësh
09/11 22:45
Top Channel/ A është shiu çelësi i lumturisë? Profesori zbulon efektet surprizuese të motit tek…
09/11 22:03
Top News – Fajtor për përdhunim. Aktori britanik, Russell Brand dënohet me 10 vite burg
09/11 22:00
Top Channel/ Arrestohet vëllai i Orbanit, dyshohet për trafikim të qenieve njerëzore
09/11 20:01