Top News/ Biden mbledh prodhuesit e armëve / Kërkon të mbështesin Ukrainën pas bllokimit në kongres
09/01/2024 11:38

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë u takuan të hënën me drejtues nga sektorët e teknologjisë dhe industrisë së mbrojtjes për të diskutuar se si t'i jepen Ukrainës pajisje moderne amerikane si sistemet ajrore pa pilot ose pajisjet e çminimit dhe si të mbështesin përpjekjen e Kievit për t'u mbrojtur nga Rusia, sipas ndihmësve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Jake Sullivan, këshilltari për sigurinë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, thirri një takim pesë-orësh midis ekspertëve të industrisë dhe zyrtarëve të qeverisë për aftësitë e reja teknologjike që do t'i lejonin Ukrainës të zbulojë dhe eliminojë sistemet ajrore ruse pa pilot dhe të çminojë zona të mëdha në Ukrainë ndërsa kërkesa për një fond prej më shumë se 100 miliardë dollarësh për sigurinë e Presidentit Joe Biden, që përfshinë ndihma ushtarake shtesë për Ukrainën, ende nuk është miratuar nga Kongresi. Kancelari gjerman Olaf Scholz u kërkoi të hënën vendeve të Bashkimit Evropian që të ofrojnë më shumë ndihmë ushtarake dhe financiare për Ukrainën. Ai kritikoi vendet anëtare të BE-së për mos dërgimin e armëve të mjaftueshme në Kiev dhe u bëri thirrje atyre të bëjnë më shumë. Ndonëse Gjermania çaloi në mbështetjen e saj për Ukrainës në fillim të luftës, ajo tani është një nga furnizuesit kryesorë të armëve dhe ndihmës financiare për Kievin. Në fund të vitit të kaluar, vendi ra dakord të dyfishonte ndihmën ushtarake për Ukrainën në vitin 2024 në 8.8 miliardë dollarë. “Sado domethënës të jetë kontributi gjerman, nuk do të mjaftojë për të garantuar sigurinë e Ukrainës në aspektin afatgjatë”, tha Scholz në një konferencë shtypi në Berlin.

Top News – Katër cisterna ruse drejt SHBA-së / Putin ‘derdh’ naftën në tregjet ndërkombëtare
27/10 15:03
Top Channel/Hëngrën bar për të mbijetuar:Arrihet armëpushimi në qytetin ukrainas falë Melania Trump!
27/10 15:03
Top News – Pjesëmarrja më e lartë në gjysmë shekulli / Izraelitët vendosin për fatin e Netanyahut
27/10 14:59
Top News – Britanikët mbledhin stoqe në rast ‘lufte’/ Nuk ka më fasule, ujë e bateri, zbrazen raftet
27/10 14:45
Top News – ‘Bisedë të hapur’ me Putinin / Liderët e Norvegjisë e Finlandës flasin për Ukainën
27/10 13:48
Top News – Kim Jong un kërcënon Trumpin me topa / Vendos artilerinë në kufi me Korenë e Jugut
27/10 13:44
Top News – Fitore ose burg, beteja e fundit e Bibit / Kryeministri izraelit përballë sfidës të madhe
27/10 13:39
Top News – Trump ofron 1 milion USD shpërblim për ata që denoncojnë manipulimin e votave
27/10 13:37
Top Channel/ Izraeli sot në zgjedhje: Përballë Netanyahut është ish shefi i ushtrisë, Eisenkot!
27/10 12:07
Top News – Rusia e Ukraina, armëpushim në Oleshky / Ndërhyri Melania Trump, qyteti i shkatërruar
27/10 12:06
Top News – Netanyahu në luftë për mbijetesë / Izraeli në zgjedhje, ‘më vendimtaret në histori’
27/10 12:01
Top News – Tornadoja ‘merr’ kontejnerët e punëtorëve / Pesë viktima në Turqi, ‘fenomen i çuditshëm’
27/10 11:54
Top News – Dy persona nën akuzë: Ndihmuan Iranin / Britani, lidhje me incidentin në bazën Fairford
27/10 11:52
Top Channel/ Dëbimi i emigrantëve nga Europa: BE i jep Frontex-it kompetenca të reja!
27/10 11:37
Top Channel/ Mbi 50 mijë viktima, është zyrtare: Vera 2026, më vdekjeprurësja në histori!
27/10 11:30
Top Channel/ Trump “nuk harron” Orbanin: “Të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së”!
27/10 11:14
Top Channel/ Ndryshimet në Serbi, çfarë pret Washingtoni dhe Brukseli nga lidershipi i ri!
27/10 11:13
Top Channel/ Serbia në BE me rënien e Vuçiç, unioni i hap dyert studentëve
26/10 22:59
Top Channel/ Xi Jinping nis spastrimet! Priten përjashtime dhe ndëshkime nga partia komuniste
26/10 22:55
Top Channel/ Anthropic paralajmëron katastrofë njerëzore nga AI: Duhet mbrojtje
26/10 20:27