Top News – Biden kërcënon Rusinë / Mos e përdorni gazin si armë për qëllime politike
31/10/2021 16:26

Presidenti amerikan Joe Biden diskutoi me kancelaren gjermane përpjekjet për të mos lejuar Rusinë që të manipulojë çështjen e furnizimit me gaz natyror të Evropës, për qëllime politike, tha Shtëpia e Bardhë të shtunën. Biden, i cili ndodhet në Romë për një takim me udhëheqësit e grupit të 20-ës, nënvizoi se ishte e rëndësishme "të sigurohet që Rusia të mos manipulojë furnizimin me gaz natyror për qëllime të dëmshme politike", tha Shtëpia e Bardhë, duke shtuar se Biden dhe zonja Merkel gjithashtu diskutuan edhe për situatën në Afganistan. Më herët të shtunën, të dhënat nga një operator gjerman të një gazsjellësi treguan se rrjedha e gazit natyror rus në Evropë ishte ndalur në një pjesë të tubacionit Yamal-Europe që sjell gaz në Gjermani nëpërmjet Polonisë. Rusia dërgon gaz në Evropën Perëndimore me disa rrugë të ndryshme, duke përfshirë tubacionin Yamal-Europe, i cili ka një kapacitet vjetor deri në 33 miliardë metra kub. Gazpromi rus tha të shtunën se kërkesat e konsumatorëve evropianë për gaz natyror po plotësoheshin. Fluksi i eksportit të gazit rus po vëzhgohet nga afër në një kohë kur çmimet e gazit në Evropë po rriten ndërsa ekonomia globale po rimëkëmbet nga pandemia. Gazpromi rus është akuzuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë dhe disa ligjvënës evropianë se nuk ka bërë mjaftueshëm për të rritur furnizimet e saj me gaz natyror në Evropë. Kompania ruse ka thënë se ka përmbushur detyrimet e saj kontraktuale.

Top Channel/ Trump nderon Charlie Kirk, në ceremoni qindra mijëra njerëz
21/09 22:56
Top Channel/ Edhe Portugalia njeh Palestinën: Hamasi, jo kontroll në Gaza
21/09 22:39
Top Channel/ Aktivisti i ekzekutuar në SHBA Charlie Kirk kujtohen në Tiranë
21/09 22:27
Top Channel/ Acarohet Netanyahu: S’ka shtet palestinez
21/09 22:27
Top News- Protesta kundër emigrantëve në Hagë, shpërthen dhuna në tubim, përleshje me policinë
21/09 15:12
Top News- Kolaps në disa aeroporte, anulime e vonesa të fluturimeve nga sulmet kibernetike
21/09 14:58
Top News- Si Rusia po ndërhyn përmes lajmeve të rreme, pagesa dhe trajnime për dezinformim
21/09 14:57
Top News- Mbrojtja e Europës bie në pak orë/ Analiza ushtarake: Nëse Rusia sulmon, NATO bie
21/09 13:51
Top News- Zelensky kërkesë për Trump para takimit, a do të arrihet armëpushimi me Rusinë
21/09 13:06
Top News- Britania njeh sot shtetin e Palestinës/ Vendimi kundërshtohet nga Izraeli: Ndihmon Hamas
21/09 13:06
Top Channel/ Mbrojtja europiane nën presion/ Analiza ushtarake: Rusia mund ta trondisë Europën
21/09 12:04
Top Channel/ Kaosi me fluturimet në BE/ Sulmi kibernetik, terminalet në disa vende të paralizuara
21/09 12:01
Top Channel/ Anglia do njohë Palestinën/ Izraeli injoroi kërkesat e Mbretërisë së Bashkuar
21/09 11:56
Top News- Baza ajrore e Bagramit u ndërtua nga rusët, arsyet pse SHBA kërkon ta rimarrë
21/09 11:49
Top News- Trump kërcënon Afganistanin: Gjëra të këqija do ndodhin! Mesazh për bazën e Bagramit
21/09 11:48
Top News- Europa, mes paqes e luftës/ Von Der Leyen tregon nëse do të ketë sulm ndaj Rusisë
21/09 11:27
Top News – Gjermanët të pakënaqur me Merz. Kancelari humbet mbështetjen, AfD e para në sondazhe
21/09 10:34
Top Channel/ SHBA çon ushtrinë afër Venezuelës. Trump: Pasoja të pallogaritshme nëse…
20/09 23:03
Top Channel/ Moska lumë raketash mbi Kiev. Sulmon me dronë edhe Ukraina
20/09 22:59
Top Channel/ Tre provokimet e Putin. Tajani: Presidenti rus nuk dëshiron luftë me Europën
20/09 22:58