Top News – Biden “i shtrin dorën” Rusisë: Të zgjasim marrëveshjen START
22/01/2021 15:08

Në një ulje tonesh me Rusinë, presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e bëri të qartë se synon të kërkojë zgjatjen me pesë vjet të marrëveshjes START-i Ri me Moskën. Traktati për kontrollin e armëve bërthamore skadon në fillim të shkurtit. “Presidenti ka qenë prej kohësh i qartë se traktati START-i Ri është në interesin e sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Dhe, kjo zgjatje ka edhe më shumë kuptim kur marrëdhënia me Rusinë është në një fazë konflikti sic po ndodh aktualisht”, tha sekretarja për media e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki. START-i i Ri, pakti i fundit i mbetur për kontrollin e armëve midis Uashingtonit dhe Moskës, kufizon numrin e kokave bërthamore në 1,550. Administrata e ish-presidentit Donald Trump ka bërë disa përpjekje për të negociuar kufizime mbi kategori të tjera të armëve bërthamore dhe për ta shtuar Kinën në traktat, por bisedimet kishin ngecur në vendnumëro. Edhe përpjekjet për zgjatjen e marrëveshjes kanë hasur gjithashtu në komplikime, çka bëri që fati i saj të mbetej përfundimisht në duart e administratës Biden, vetëm dy javë para skadimit, në 5 shkurt. Moska e mbështeti idenë e qeverisë Biden për traktatin, por I mëshoi idesë që pala amerikane të dalë me propozime konkrete.

Top Channel/ Trump: Irani na bëri një dhuratë. Po negociojmë, por s’u besoj
24/03 23:18
Top News- “Irani duhet hequr qafe”, një tjetër shtet përfshihet në luftë, mesazh Trump
24/03 23:00
Top News- Ukraina mes zjarrit e tymit të zi nga bombardimet, Rusia në ofensivë ushtarake
24/03 22:51
Top News- “E fituam luftën”/ Trump jep lajmin e madh: Ja kush do e drejtojë Iranin
24/03 22:47
Top Channel/ Izraeli shënjestron disa qytete në Liban, 5 viktima dhe disa të plagosur
24/03 22:15
Top Channel/Shtëpia e Bardhë ul pritshmëritë për negociata me Iranin, nafta ‘kapërcen’ sërish mbi…
24/03 21:54
Top Channel/ Rrëzimi i avionit ushtarak në Kolumbi, konfirmohen 66 persona të vdekur, 4 të zhdukur
24/03 21:10
Top Channel/ Britania s’shqetësohet nga kërcënimet e Iranit, dërgon anije në Ngushticën e Hormuzit
24/03 21:08
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, Erdogan: Lufta e Netanyahut, por 8 mld njerëz kanë pasoja
24/03 21:03
Top News – Pasi Trump njoftoi përparim, Irani lëshon raketa drejt Izraelit dhe Kuvajtit
24/03 20:16
Top Channel/ Bisedimet SHBA-Iran në Pakistan, ftesë J.D Vance që të ulet për negociata
24/03 19:59
Top Channel/ Von der Leyen, thirrje SHBA-së dhe Iranit: Urgjent negociata që të hapet Hormuzi!
24/03 19:50
Top News – Putin humbi 6 mijë ushtarë në 4 ditë / ‘Mish për top’ në ‘zonën e vrasjes’ në Ukrainë
24/03 17:50
Top News- Gjysmë miliardi USD bast për naftën / 15 minuta para njoftimit të Trump, manipulohet tregu
24/03 15:12
Top News – Izraeli pushton një të dhjetën e Libanit / Ushtria nis ofensivën, shkatërron pesë ura
24/03 15:05
Top Channel/ “AI ndërhyn te lajmet”, akuza: Inteligjenca e Google ndryshon titujt “sipas qejfit”!
24/03 14:51
Top News – Sytë nga Irani, Putin ‘bën kërdinë’ / NATO ngre avionët luftarakë në Poloni e Rumani
24/03 14:07
Top Channel/ Konflikti në Lindjen e Mesme, shefja e BE-së: Paqja është thelbësore për…
24/03 13:55
Top News – Mijëra marinsa presin ‘sinjalin’ e Trump / Gati për pushtim nëse bisedimet dështojnë
24/03 13:01
Top News – Kthimi i Trump fundi i lidhjes transatlantike / Presidenti gjerman kërkon ‘pavarësi’
24/03 13:01
DIGITALB DIGITALB