Top News/ Biden i heq kufizimet Ukrainës! Mund të godasë Rusinë kudo me armë amerikane
11/09/2024 11:17

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha të martën vonë se administrata e tij është duke punuar për ta gjetur një mënyrë për heqjen e kufizimeve ndaj Ukrainës në lidhje me përdorimin e armëve me rreze të gjata veprimi në luftën e saj kundër Rusisë. I pyetur nëse Shtetet e Bashkuara do t’i heqë kufizimet për Ukrainën, Biden u përgjigj duke thënë se administrata e tij “po punon për këtë tani”. Shtetet e Bashkuara kanë ngurruar ta lejojnë Ukrainën t’i përdorë armët me të cilat e furnizojnë për sulme thellë brenda Rusisë, për shkak të druajtjeve se mund ta përshkallëzojnë konfliktin. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje vendeve të Perëndimit javën e kaluar t’i heqin kufizimet, duke u thënë liderëve ushtarakë dhe të mbrojtjes, të cilët u mblodhën në Gjermani, se ata nuk duhet t’ia kufizojnë aftësitë vendit të tij për luftimin e forcave të Kremlinit. Por, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha pas takimit se asnjë armë ushtarake si e vetme nuk është vendimtare për Ukrainën për t’u mbrojtur nga pushtimi i plotë rus, dhe se përdorimi i armëve amerikane për sulme thellë brenda në Rusi nuk do ta kthente luftën në dobi të Ukrainës.

Top News – Fundi i ISS po afron, SHBA në telashe/ Kina do të ‘pushtojë’ hapësirën, do mbetet e vetme
22/03 17:42
Top News – Franca dhe Gjermania mesazh Kurtit/ ‘Ulu në tryezën e dialogut me Serbinë’
22/03 17:40
Top News – Beteja për Parisin dhe Marsejën / Francezët në balotazhin e zgjedhjeve lokale
22/03 17:13
Top News – Japonia ‘duarlidhur’ për Hormuzin / ‘Pastrojmë minat nëse arrihet një armëpushim’
22/03 17:12
Top News – ‘Jam i lumtur që ka vdekur!’ / Trondit sërish Trump, ‘pandjeshmëria’ në nivel të ri
22/03 17:10
Top News – Bazat amerikane, mbrojtje apo rrezik…? Vendet e Gjirit në dilemë: Lufta e Netanyahut
22/03 16:25
Top News – Meloni para sfidës së madhe / Dy ditë referendum për reformën në drejtësi
22/03 16:23
Top News – Shpërthim i jashtëzakonshëm meningjiti / Shtohen rastet në Britani, dy viktima deri tani
22/03 16:22
Top Channel/ Gjashtë kushtet e Iranit për paqe/ Plani për ti dhënë fund luftës, Teherani del me…
22/03 15:42
Top Channel/ Izrael, 162 të plagosur nga Irani/ Netanjahu: Të na bashkohen vendet e tjera
22/03 15:04
Top News – Të armatosur deri në dhëmbë… Marinsat e Trumpit gati të pushtojnë fortesat e Iranit
22/03 13:42
Top News- Lufta, jashtë kontrollit të Trump / Tre javë më vonë…konflikti me Iranin përshkallëzohet
22/03 13:33
Top News – Irani do të sulmojë Londrën me raketa…!? Britania nuk sheh prova, ‘Trump flet për vete’
22/03 13:21
Top News – Hormuzi i hapur për të gjithë, përveç…Irani i përgjigjet Trumpit: Anijet e armikut ‘jo’
22/03 13:16
Top News – Kuba në errësirë, rrjeti në kolaps / Ndërpritet energjia në gjithë vendin, hera e dytë
22/03 13:08
Top News – Evropa brenda rrezes së Iranit / Regjimi ‘gris’ kufizimet për raketat balistike
22/03 13:07
Top Channel/ Ekspertët: Britania e pambrojtu/ Garancia vjen nga sistemet mbrojtëse të amerikanëve
22/03 11:29
Top News – Bota shokohet, goditja më e largët e Iranit / Arrin lehtësisht Berlinin, Parisin e Romën
22/03 11:21
Top News – Irani trondit Izraelin / Goditje ‘direkte me raketë’, dhjetëra të plagosur
22/03 11:20
Top Channel/ Lufta për ujin në Gjirin Persik/ Frikë për impiantet e shkriptëzimit, Anglia çon nëndetësen në detin arabik
22/03 11:19
DIGITALB DIGITALB