Top News – Biden ‘guxon’ e prek armët/ Masa të reja, ‘dhuna duhet të ndalet’
08/04/2021 22:40

Presidenti Joe Biden dhe Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland njoftuan masa të kufizuara për trajtimin e dhunës së shkaktuar nga armët në Shtetet e Bashkuara. Shtëpia e Bardhë e përshkroi këtë si hapin e parë për të frenuar dhunën në masë, gjakderdhjen në komunitet si dhe vetëvrasjet. Masat e reja përfshijnë planet që Departamenti i Drejtësisë të godasë të ashtuajturat "armët fantazmë", armë të improvizuara, të cilave u janë hequr numrat serialë dhe e bëjnë të vështirë për forcat e rendit të identifikojnë autorët e krimeve. Po kështu po kërkohet edhe regjistrimi i pajisjeve në formë proteze, që u shtohen armëve tek pjesa e qytës, për të bërë të mundur mbajtjen e tyre dhe qitjen me një dorë. Biden tha se ai do t'i kërkojë gjithashtu Byrosë së Alkoolit, Duhanit, Armëve të Zjarrit dhe Eksplozivëve që të hartojë një raport vjetor mbi trafikun e armëve të zjarrit në Shtetet e Bashkuara dhe ta bëjë më të lehtë për shtetet që të miratojnë ligje për të sinjalizuar mbi individët që paraqesin rrezik, e që posedojnë gjithashtu armë."Sot ne jemi duke ndërmarrë hapa për t'u përballuar jo vetëm me krizën e armëve, por atë që në fakt është një krizë e shëndetit publik", u shpreh ai. presidenti ka qenë nën një presion të shtuar për të kaluar në veprim pas incidenteve të fundit me armë zjarri në Kolorado dhe Xhorxhia. Shtëpia e Bardhë thotë se presidenti do të vazhdojë të kërkojë nga Kongresi që të ndërmarrë hapa edhe më agresivë.

Top Channel/ Noti i guximit në Ngushticën e Hormuzit, aktivisti me thirrjen e fortë për paqe
21/11 23:14
Top Channel/ Europa, tym e flakë nga protestat. Në Paris e Lion përleshje të dhunshme
21/11 22:59
Top Channel/ Tensione në kufijtë e NATO-s. Goditet me dronë anija ruse në Baltik
21/11 22:56
Top News – Britanikët ndërrojnë mendje. Sondazhi – Duam të kthehemi sërish në BE
21/11 22:06
Top News – Një GTA 6 për pensionistët. Kritika për Mitsotakis, loja s’lejohet nën 17 vjeç
21/11 20:23
Top News – Sulm kibernetik në Norvegji. Hakerët shënjestrojnë sistemin kombëtar të identifikimit
21/11 20:21
Top News – Franca kundërshton propozimin e KE. ‘Buxheti nuk i përmbush pritshmëritë tona’
21/11 18:33
Top News- Kurti kërkon njohjen nga Ukraina/ Mesazhi për Kievin-Kosova nuk ka asnjë lidhje me Krimenë
21/11 17:10
Top News-‘Të rinjtë kanë të drejtë që protestojnë’ / Nobeli i ekonomisë mbështet revoltën e ‘Gen z’
21/11 16:44
Top News – Shkatërroi urën e Putinit / Zelenski mbron sulmet – Përgjigje e drejtë ndaj Rusisë
21/11 16:30
Top News- Krisja brenda koalicionit / Meloni paralajmëron aleatët, kërcënon me zgjedhje të reja
21/11 16:00
Top Channel/ Kryeministri grek përdor lojën GTA për të promovuar bonusin për pensionistët
21/11 15:13
Top Channel/ BE taksë për Big Tech, plani për buxhetin parashikon taksë 3% mbi të ardhurat digjitale
21/11 15:02
Top Channel/ Bitcoin, rënie pikiatë në bursa: Investitorët “frikë” nga Inteligjenca Artificiale!
21/11 15:01
Top Channel/ Sulmohet baza e të dhënave të FBI-së: Informacione penale, Byroja nis hetim!
21/11 14:32
Top Channel/ Britanikët “ndërrojnë mendje”: Shumica e votuesve, tani duan rikthimin në BE!
21/11 14:22
Top News- Lëvdatat e Trump për Putin / Zelenski-Ai është vrasës, asgjë tjetër për ne
21/11 12:20
Top News – Gjendet i pajetë ish kreu i policisë italiane, po hetohej për vrasjen e Borselinos
21/11 12:19
Top Channel/ Trump e quajti “mik”, Zelensky: Vladimir Putin është thjesht një vrasës!
21/11 12:11
Top Channel/ Trump: Irani kërkon ujdi që s`i pranoj dot, Putin dhe Zelensky urrehen me shpirt!
21/11 12:07