Top News/ Biden ‘fshin’ kreditë e studentëve / ’Biletë për jetë më të mirë’, përfitojnë 153000 vetë
22/02/2024 12:04

Presidenti Joe Biden tha të mërkurën se megjithëse një diplomë universitare është një biletë për një jetë më të mirë, kjo biletë shpesh është tepër e shtrenjtë, ndërsa njoftoi se po anulonte kreditë studentore për gati 153 mijë persona. Presidenti Biden, i cili gjendet në një vizitë tre-ditore në Kaliforni, e bëri njoftimin në kuadrin e një plani të ri që mundëson faljen e kredive, duke e vendosur këtë tematikë në epiqendër të fushatës së tij zgjedhore. “Më tepër amerikanë se ç’duhet janë të mbingarkuar me barrën e borxhit të papërballueshëm, në këmbim të një diplome universitare”, tha ai gjatë një vizite në një librari lokale, përpara se të shkonte në një aktivitet elektoral. Lehtësimi nga borxhi ndihmon ekonominë në përgjithësi, tha ai, sepse “kur njerëzit lehtësohen nga borxhi studentor, atëherë blejnë shtëpi. Ata nisin biznese, ata kontribuojnë. Ata angazhohen”. Përfituesit e parë nga programi i ri filluan të njoftohen përmes postës elektronike. Mbi 7.5 milionë persona janë të përfshirë në programin më të madh për shlyerjen e borxhit. Presidenti Biden tha të mërkurën se ky lehtësim mund t’u “ndryshojë jetën individëve dhe familjeve të tyre”. “Jam krenar të kem mundësinë t’u jap kredimarrësve si ju, lehtësimin që e keni fituar”, tha ai, duke pyetur njerëzit në turmë se sa prej tyre kishin kredi që u ishte falur. Shumë prej pjesëmarrësve ngritën duart. Presidenti Biden e kishte njoftuar planin e ri për shlyerjen, së bashku me një plan për të anuluar deri në 20 mijë dollarë nga kreditë studentore të miliona amerikanëve. Gjykata e Lartë rrëzoi planin për falje masive të borxheve, por plani për shlyerjen deri më tani i ka shpëtuar kësaj lloj vëmendjeje të shtuar ligjore. Presidenti Biden ka thënë se vazhdon të jetë i vendosur në përkushtimin “për të ndrequr sistemin e prishur amerikan të kredive studentore”, duke u munduar të gjejë një zgjidhje në rrugë të tjera që nuk bien në kundërshti me vendimin e gjykatës.

Top News – ‘CIA gjermane’. Berlini u jep shërbimeve sekrete kompetenca për sabotime
14/11 15:41
Top Channel/ Mbi 17 milionë euro të groposura në pyje, goditet rrethi i ngushtë i Viktor Orban!
14/11 15:20
Top News – SHBA kushte Ukrainës. ‘Lëshoni Donbasin në këmbim të anëtarësimit në NATO’
14/11 15:17
Top Channel/ Raketa e Elon Musk arrin orbitën, por përshpejtuesi shpërthen në Gjirin e Meksikës
14/11 12:56
Top Channel/ Valë e re protestash në Francë, Jelekët e Verdhë rikthehen në rrugë
14/11 12:56
Top Channel/“CIA 2”? Gjermania zgjeron veprimin e shërbimeve sekrete jashtë vendit!
14/11 12:14
Top Channel/ “Lëshoni Donbasin për një vend në NATO”: Zelensky tregon propozimin shokues të SHBA!
14/11 12:02
Top News – SpaceX përfundon me sukses testin, hedh 26 satelitë në orbitë, por shpërthen më pas
14/11 11:48
Top Channel/ Mrekulli në Misisipi: Trageti përplaset me anijen, shpëtohen që të gjithë pasagjerët!
14/11 11:47
Top News – Përmbytet anija në Misisipi. Momente tmerri, shpëtojnë mrekullisht 130 turistë
14/11 11:43
Top Channel/ SHBA, anullohen mijëra fluturime: Problem në sistemin e kontrollit ajror!
14/11 11:31
Top News – 18 milionë euro të fshehura nëpër pyje, hetimi ndaj ish ministrit të Viktor Orban
14/11 11:22
Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37