Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kritikuar pasardhësin e tij në Shtëpinë e Bardhë për mospjesëmarrjen në kurorëzimin e mbretit të Britanisë, Charles III. Trumpi beson se Bideni është fizikisht i paaftë. “Unë nuk mendoj se ai është fizikisht i aftë për këtë, mendoj se është një përpjekje fizike për të”, ka thënë 76-vjeçari në një intervistë për GB Neës të mërkurën. Donald Trump, i cili shpreson të jetë me Bidenin në garën e ardhshme për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024, thotë se është i befasuar nga mungesa e Bidenit, të cilën ai e interpreton si “një mungesë të madhe respekti”.