Top News – Biden edhe një herë kundër Netanyahut! ’Zgjidhja me dy shtete është zgjidhja e vetme’
20/11/2023 12:22

Presidenti amerikan Joe Biden, duke folur për kohën pas luftës në Lindjen e Mesme, ka mbrojtur edhe një herë idenë për një zgjidhje me dy shtete. Në një artikull në "Ëashington Post", Biden mbrojti një "qeveri të vetme" të Bregut Perëndimor dhe Gazës nën një autoritet palestinez të rinovuar. Ai përmendi gjithashtu futjen e sanksioneve kundër kolonëve ekstremistë në Bregun Perëndimor. "Një zgjidhje me dy shtete është e vetmja mënyrë për të garantuar sigurinë afatgjatë të popullit izraelit dhe palestinez”, thuhet në artikullin e Biden. "Edhe pse mund të duket tani se e ardhmja nuk ka qenë kurrë më larg, kriza e ka bërë atë edhe më urgjente”. Presidenti amerikan theksoi se populli palestinez meriton shtetin e tij dhe një të ardhme të lirë nga Hamasi islamik. "Imazhet nga Gaza dhe vdekja e mijëra civilëve, duke përfshirë fëmijë, më thyejnë zemrën. Tani qëllimi duhet të jetë përfundimi i luftës përgjithmonë dhe thyerja e ciklit të dhunës." Presidenti amerikan përsëriti: "Nuk duhet të ketë dëbim të dhunshëm të palestinezëve nga Rripi i Gazës, asnjë riokupim, asnjë rrethim apo bllokadë dhe asnjë reduktim të territorit”. Biden kritikoi përsëri "dhunën ekstreme kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor". Ai vuri në dukje se ka insistuar tek liderët izraelitë që ata që përfundojnë këtë dhunë dhe se duhet të mbajnë përgjegjësi. "Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura të marrin masat e tyre, duke përfshirë vendosjen e ndalimeve të hyrjes për ekstremistët që sulmojnë civilët në Bregun Perëndimor," paralajmëroi Biden. Ai konkretisht nuk e përdori fjalën kolonë.

Top Channel/ Dëshmon Hillary Clinton: Epstein, njeri i tmerrshëm
26/02 23:08
Top News- Afganistani nis sulmin “hakmarrës” ndaj Pakistanit, bombardon pozicionet e ushtrisë
26/02 23:00
Top Channel/ Skandali i përgjimeve në Greqi, dënohen 4 persona me 126 vite burg
26/02 21:59
Top Channel/ Presioni i Trump, zbutet Irani! Negociata në bisedime në Gjenevë
26/02 19:54
Top News – Armë bërthamore në Ukrainë…Franca ‘shpërthen’ kundër Rusisë: Dezinformime
26/02 18:13
Top News – Polonia në alarm, ngre avionët luftarakë / Raketat e Rusisë shumë pranë kufirit
26/02 16:21
Top News – Merz mbetet me gojën hapur…Robotët humanoidë e presin në Kinë, kërcim dhe boks
26/02 16:14
Top News – Aktorja që lufton të rimarrë fytyrën / AFP, reportazh për ‘Diellën’ dhe Anila Bishën
26/02 13:24
Top Channel/ Hetuan Trumpin, shkarkohen 10 agjentë të FBI-së: Punuan me “akuzuesin” e Thacit!
26/02 12:19
Top Channel/ Trump ndërhyn në Francë? “MAGA kërkoi informacione për Marine Le Pen”!
26/02 11:53
Top News – CIA, fushatë rekrutimi në Iran / Kërkohen spiunë ndërsa Trump kërcënon me luftë
26/02 11:52
Top Channel/ Ushtria gjermane blen dronë kamikazë: OK në Bundestag, forcohet krahu lindor i NATO-s!
26/02 11:52
Top News – Premton më shumë armë bërthamore / Kim Jong un mbyll kongresin me një paradë ushtarake
26/02 11:40
Top News – ‘Sulmohet’ Kuba, motoskaf nga Florida / Vriten katër ‘diversantë’, plagosen 6 të tjerë
26/02 11:33
Top News – Traktati bërthamor ra, Rusia ‘pa frena’ / Përdori raketën ‘e ndaluar’, Ukraina jep prova
26/02 11:24
Top News – Zelenski kërkon Putinin në tryezë / Bisedon me Trumpin para negociatave në Gjenevë
26/02 11:21
Top News – Ku jeton Inteligjenca Artificiale ? / Bumi i qendrave të të dhënave në Azinë Juglindore
26/02 11:17
Top News- Konflikti SHBA-Iran, çfarë do të bëjë Erdogan? A do hyjë në luftë?
25/02 23:06
Top News- Sulmi në Iran gati, bishat F-22 ulen në bazën ajrore në Izrael
25/02 23:05
Top News- ‘Frika është kudo’, qyteti meksikan shndërrohet në zonë lufte nga kartelet e drogës
25/02 22:39
DIGITALB DIGITALB