Presidenti amerikan Joe Biden po merr në shqyrtim mundësinë e sulmit të disa shënjestrave detare ndërkohë që po përgatit hakmarrjen ndaj milicive të mbëhstetura nga irani, përgjegjëse për vdekjen e tre ushtarëve amerikanë. Kjo vjen ndërsa zyrtarët pretenduan se mbrojtja ajrore nuk kishte mundur të ndalte sylmin mbi një bazë ushtarake amerikane në Jordani të shtunën, pasi droni armik i sulmit ishte ngatërruar me një dron mik. Mes tre ushtarëve amerikanë të vrarë ishte edhe Breonna Moffet, 23 vjec, familja e së cilës tha se ajo ishte në turin e parë të saj.