Presidenti Joe Biden do të presë homologun ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë të enjten, më 21 shtator. Lajmin e konfirmoi Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, në një konferencë duke shtuar se lideri ukrainas pritet të takohet edhe me udhëheqësit e Kongresit nga të dyja partitë politike.