Shpesh edhe artistët përzihen me politikën. Tani, është Beyonce ajo që ka zbritur në fushë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA. Nuk e bën drejtpërsëdrejti por me një ftesë për votim që është një thirrje e vërtetë nën armë kundër Donald Trump. “Duhet të votojmë sikur jetët tona të vareshin nga kjo sepse është pikërisht kështu”, ka thënë ajo nga skena virtuale e Bet Awards, “votimi në zgjedhjet e ardhshme është mënyra për ti dhënë fund një sistemi racist dhe të pabarabartë”.