Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, mblodhi të dielën kabinetin emergjent qeveritar për të parën herë dhe tha se se uniteti kombëtar i shfaqur ditët e fundit ka dërguar një mesazh të qartë brenda dhe jashtë vendit. Takimi u mbajt në selinë e ushtrisë në Tel Aviv, dhe nisi me një minutë heshtje për të nderuar 1.300 izraelitët e vrarë nga grupi militant Hamas, më 7 tetor.