Ish kryeministri i Kosovës Avdulla Hoti dhe 21 shtetas të tjerë kosovarë, morën zyrtarisht nënshtetësinë shqiptare. Ata u betuan përpara kryebashkiakut Erion Veliaj, për besnikëri ndaj Shtetit Shqiptar dhe për respektimin e Kushtetutës e të legjislacionit të Republikës së Shqipërisë. Gjatë ceremonisë së betimit, Veliaj u shpreh se qyteti i Tiranës është i destinuar të rritet dhe se shërbimet ndaj qytetarëve kërkojnë standardet që janë vendosur këto vite.