Top News/ Betejë e ashpër për Kharkivin / Rusia e kërkon me ngulm, ‘nuk merr parasysh humbjet’
13/05/2024 12:14

Forcat ruse që sulmuan rajonin verilindor të Harkivit në Ukrainë janë përfshirë në luftime në periferi të qytetit kufitar të Vovchanskut, thanë trupat e Kievit, ndërsa Presidenti Volodimir Zelenski foli për luftime të ashpra atje dhe në lindje të vendit. Trupat e Moskës hynë në rajonin e Harkivit të premten, duke hapur një front verilindor në luftën 27-mujore që është zhvilluar prej kohësh në jug dhe në lindje. Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, ndodhet 30 km larg nga kufiri rus. Ushtarët që ktheheshin nga një mision luftarak në zonë thanë se luftimet kishin arritur deri në skajet e Vovchanskut, një qytet rreth 4 km larg nga kufiri dhe 45 km nga qyteti i Harkivit. "Qyteti është i yni. Rusët po shtyhen në periferi, por ne po rezistojmë. Dhe ne do të luftojmë deri në fund për çdo metër tokë"m tha një ushtar ukrainas. "Djemtë tanë u rrethuan. Ne i ndihmuam. Ata dolën dhe vendosën një vijë mbrojtëse përgjatë rrugës, duke i shkaktuar humbje të konsiderueshme këmbësorisë armike", shtoi ai. Në një raport pas mesnatës, Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se forcat ruse kishin arritur "sukses taktik" me 14 nga 22 përpjekjet për përparime në zonë që ende po vazhdojnë. Luftimet ishin të ndezura rreth Vovchanskut, tha shtabi i përgjithshëm ukrainas, me forcat ruse që po përqendrojnë burime të shumta në sulm. Por, ushtria e kievit tha se trupat ruse "nuk po merrnin parasysh aspak humbjet e tyre", me të paktën 100 të vdekur të luftimet e fundit. Ushtria ruse thotë se ka marrë kontrollin e të paktën nëntë fshatrave kufitare në rajonin e Harkivit. Kievi në anën tjetër thotë se po zmbraps sulmet dhe po lufton për të kontrolluar vendbanimet. Disa media ruse raportuan se trupat e moskës kishin hyrë tashmë në Vovchansk nga ku më herët ishin evakuuar rreth 6 mijë banorë. Në 2022, menjëherë pas fillimit të pushtimit të Ukrainës, forcat ruse arritën deri në periferi të qytetit të Harkivit, para se të zbrapseshin nga mbrojtja e Kievit.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55