Një betejë e ashpër për kryeministrin e ardhshëm është duke u zhvilluar në Britani, pasi disa figura të larta të qeverisë deklaruan publikisht synimin e tyre për të kandiduar. Ish-sekretarja e Mbrojtjes Penny Mordant ishte e para që njoftoi zyrtarisht se do të kandidonte për Kryeministre. Megjithatë, në të njëjtën kohë, ish-kryeministri Boris Johnson dhe Rishi Sunak po fitojnë terren me një javë para mbylljes së votimit.