Mundësia e Agron Shehajt lufton kokë për kokë me Partinë Demokratike për mandatin e saj të dytë të deputetit në Tiranë. Gara është aq e ngushtë sa çdo fletë votimi ka rëndësi. Për këtë arsye, vetë kreu i Mundësisë, Agron Shehaj është parë gjatë së martës nëpër KZAZ-të e Tiranës duke mbikëqyrur procesin e numërimit. Në një prej tyre, atë të ngritur në shkollën Sami Frashëri, tensionet nuk munguan.