Një dekadë më parë, Marco Rubio parashikonte se një qeveri e drejtuar nga Trump do të ishte kaos, ndërsa ky i fundit i referohej si “Little Marco”. Sot raportet mes tyre kanë ndryshuar rrënjësisht. Trump thotë se Rubio do të “hyjë në histori si sekretari më i madh i shtetit”. – shkruan The Economist. I qetë, i artikuluar dhe kompetent, Rubio përpiqet t’i japë koherencë politikës së jashtme të Trump. Në artikull thuhet se nëse vala aktuale e aventurave ushtarake përfundon mirë, Rubio do të jetë në një pozicion të fortë për të kandiduar për president. Në privat, Trump shpesh pyet donatorët dhe mbështetësit se kush duhet të jetë kandidati republikan në vitin 2028: Rubio apo Vance? Shumë do të varet nga mbështetja e Trump, e cila ka peshë të madhe tek votuesit. Për arsye makiaveliste, për të mos dobësuar pushtetin e tij, ai ka gjasa t’i mbajë të dy në pasiguri për sa më gjatë.