45 vatra zjarri janë raportuar përgjatë 24 orëve të fundit, prej të cilave 12 mbeten aktive dhe një në monitorim. Në Dajt mbi tunelet e Qafë-Mollës, vijon puna për shuarjen e vatrës në pyllin me pisha. Në operacion janë angazhuar forcat zjarrfikëse të mbështetura nga 2 helikopterë të Forcës Ajrore dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara.