Vijon edhe këtë të mërkurë operacioni për shuarjen e zjarreve në pyjet e Malit të Tërbunit, Gojanit dhe Gjegjanit, në Bashkinë Pukë. Sipas Prefekturës së Qarkut Shkodër, situata në Malin e Tërbunit paraqitet më e qetë dhe nën kontroll. Ndërkohë, zona Gjegjan–Gojan vijon të mbetet më dinamike për shkak të përhapjes së flakëve, e favorizuar nga temperaturat e larta dhe era.