Situata e zjarreve në Bulqizë vijon të mbetet problematike, ndërsa prej orësh ekipet e emergjencave po punojnë për izolimin e vatrave aktive dhe parandalimin e përhapjes së flakëve. Dy helikopterë vijojnë ndërhyrjen nga ajri pa ndërprerje prej 4 orësh, duke hedhur ujë mbi zonat e përfshira nga zjarri dhe duke u përpjekur të frenojnë përhapjen e flakëve. Pavarësisht ndërhyrjes intensive, zjarri mbetet aktiv në zonën e Qafë Helmes, si dhe në lartësitë mbi fshatin Vajkal të Bulqizës. Terreni i vështirë e bën më të komplikuar ndërhyrjen e ekipeve në tokë, ndërsa puna nga ajri vijon pa ndërprerje.