Plani i masave të drejtorisë së tatimeve në luftën kundër evazionit fiskal është përqëndruar në këtë periudhë në zonat bregdetare dhe zonat e tjera të vendit ku ka më shumë fluks turistësh. Nën vëzhgim, veç hoteleve, restoranteve dhe bujtinave të agroturizmit këtë sezon janë edhe agjencitë turistike, apo edhe bizneset e dhënies së banesave dhe makinave, apo mjeteve të argëtimit ujor me qira.