Top News – Beteja me dronë Indi-Pakistan…Dy fuqitë bërthamore në garë të re armatimesh
27/05/2025 12:02

Pak pas orës 20:00 të mbrëmjes më 8 maj, flakë të kuqe u shfaqën në qiellin e natës mbi qytetin verior indian të Jammu-së, ndërsa sistemet e mbrojtjes ajrore hapën zjarr ndaj dronëve nga Pakistani fqinj. Ushtritë indiane dhe pakistaneze kanë përdorur avionë luftarakë, raketa konvencionale dhe artileri gjatë dekadave të përleshjeve mes tyre, por katër ditët e luftimeve në maj shënuan herën e parë që Neë Delhi dhe Islamabadi përdorën mjete ajrore pa pilot në shkallë të gjerë kundër njëri-tjetrit. Luftimi u ndal pasi SHBA-të njoftuan se ndërmjetësuan një armëpushim, por fuqitë e Azisë Jugore, të cilat shpenzuan më shumë se 96 miliardë dollarë për mbrojtje vitin e kaluar, tani janë të përfshira në një garë armatimesh me dronë. Dy burime thonë për agjencinë e lajmeve reuters se pritet rritje e përdorimit të dronëve nga fqinjët e armatosur me armë bërthamore, sepse sulmet në shkallë të vogël me këto mjete mund të godasin objektiva pa rrezikuar personelin ose pa provokuar përshkallëzim të pakontrollueshëm. India planifikon tani të investojë shumë në industrinë vendase dhe mund të shpenzojë deri në 470 milionë dollarë për dronët gjatë 12 deri në 24 muajve të ardhshëm, afërsisht tre herë më shumë se nivelet para konflikti. Këtë muaj, india miratoi ndërkohë afro 4.6 miliardë dollarë fonde emergjente për prokurim ushtarak dhe sipas burimeve, planifikon të përdorë pjesë të këtij financimi shtesë, për dronë luftarakë dhe mbikqyrës. Në anën tjetër, Forcat Ajrore të Pakistanit po bëjnë presion për të blerë më shumë dronë ndërsa kërkojnë të shmangin rrezikimin e avionëve të tyretë kushtueshëm. Pakistani dhe India përdorën avionë luftarakë të gjeneratës së fundit gjatë përleshjeve mes tyre, por Islamabadi, i cili është në vështirësi financiare, ka vetëm rreth 20 avionë luftarakë J-10 të prodhuar në Kinë, krahasuar me dhjetëra Rafale që Delhi mund të përdorë. Dhe në këtë drejtim pritet që pakistani të intensifikojë bashkëpunimin me kinën dhe turqinë, për të bërë përpara me dronët.

Top Channel/ Franca sfidon Turqinë për bllokun Greqi-Qipro
10/11 23:32
Top News- UFO-t ballë për ballë me avionët amerikanë, Trump flet drejtpërdrejtë: Rrëfen dëshmitë
10/11 23:00
Top News- “Qytet raketash nëntokësor”, Irani zbulon bazën me armatim, mesazh i prerë për SHBA
10/11 22:45
Top News – Përplasje për buxhetin e BE-së/ Merz kërkon fonde për Ukrainën, 4 shtete i bëjnë bllokadë
10/11 22:30
Top Channel/ NASA ofron 164 mijë dollarë në vit, por çfarë duhet të bësh për të shkuar në Hapësirë?
10/11 22:14
Top News – Vritet shqiptari në Spanjë/ Dyshime për larje hesapesh, autori largohet me skuter
10/11 22:00
Top Channel/ Brigitte ka lindur burrë? Macronët shpallin luftë ligjore në SHBA, padisin..
10/11 21:50
Top News- “Ky është sabotim”, Hegseth përmend Kosovën për të mbrojtur luftën në Iran
10/11 21:41
Top Channel/ Zbulohet çfarë firmosi Rusi-Ukrainë në Abu Dhabi, Rubio: U bënë hapa konstruktivë
10/11 20:16
Top News – Të dhënat sekrete dalin sheshit. Claude ekspozon mbi 100 mijë dokumente në internet
10/11 19:30
Top News – Mbrojtje ajrore e siguri energjetike / Zelensky takon liderët nordikë në Kopenhagen
10/11 15:31
Top News – Princi Harry ‘zbarkon’ në Bruksel / Meghan qëndron ‘në hije’ pas arrestimit të të atit
10/11 15:31
Top News – Zgjedhin drejtuesit në Kongres / Republikanët ‘mblidhen’ një javë pas humbjes së thellë
10/11 15:24
Top News – SHBA largon avionët nga baza britanike /‘Kërcënim iranian’, dërgohen në Gjermani e Spanjë
10/11 15:20
Top Channel/ “Çmendet” Claude, mijëra file e password përfundojnë në rrjet: Po kontrollojmë gabimin!
10/11 14:53
Top Channel/Tmerr në Bullgari, përplasen 70 makina: Dhjetëra viktima, nisi nga një kamion!
10/11 14:29
Top Channel/ Anëtarët e rinj, BE masa mbrojtëse: Mali i Zi përballet i pari me 15 vite monitorim!
10/11 14:25
Top News – ‘Gjueti’ nëndetësesh në Baltik / NATO zhvillon stërvitje, ‘një kërcënim i vazhdueshëm’
10/11 14:05
Top News – 50 makina e kamionë mbi njëri-tjetrin / Aksident masiv në Bullgari, të paktën 11 viktima
10/11 14:03
Top News – Lufta me Iranin ‘ka marrë fund’ / Trump: Në aspektin ushtarak ‘është punë e kryer’
10/11 13:54