Në pritje të lirimit të çlirimtarëve, të shumtë ishin shqiptarët që u grumbulluan para Dhomave të Specializuara në Hagë, me flamuj kombëtarë në duar dhe simbolet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës teksa mijëra të tjerë prisnin vendimin nga sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë. Familjarët e ish krerëve të UÇK-së mbërritën në Hagë disa minuta para fillimit të seancës. Ata patën një falenderim për mbështetjen e jashtëzakonshme të popullit shqiptar.