Kombëtarja e Kosovës do të luajë mbrëmjen e së martës ndaj Turqisë atë që mund të konsiderohet ndeshja e jetës pasi në lojë është kualifikimi historik për në Botërorin e SHBA. Kryeministri i Kosovës, ditën e dielë vizitoi skuadrën e drejtuar nga Franco Foda për t’i inkurajuar në këtë përballje të madhe ndaj skuadrës së Vincenzo Montellës. Në këtë takim, Kurti iu tha futbollistëve dhe stafit teknok të Dardanëve se kjo është mundësia që Kosova dhe historia e saj e qëndresës dhe talentit të shfaqet në dsytë e mbarë botës.