Top News/ Beson se Rusia është e rrethuar nga armiq / Kush është ministri i ri rus i mbrojtjes?
14/05/2024 11:52

Në kulmin e luftës kundër Ukrainës ekonomisti Andrej Belousov emërohet ministër i Mbrojtjes. I besuari i Vladimir Putinit duhet të furnizojë ushtrinë dhe t’i japë hov ekonomisë së luftës. Vetë Belousov nuk ka kryer as shërbimin ushtarak. Por, kush është personi që merr drejtimin e dikasterit të mbrojtjes në Rusi tani në mesin e luftës? Andrej Belousov, ka lindur në Moskë si biri i një ekonomisti, dhe është 65 vjeç. Ai ka ndjekur modelin e të atit dhe ka studiuar po ashtu shkencat ekonomike. Më pas ai ka hulumtuar në fushën e parashikimeve të tregut në Akademinë ruse të Shkencave. Ai ka konsultuar qeverinë dhe ka shërbyer në vitet 2006 dhe 2008 si zëvendësministër i Ekonomisë. Vendimtar për karrierën e tij ka qenë viti 2008, kur Putin nga posti i presidentit kaloi në atë të kryeministrit dhe e emëroi Belousovin shef të sektorit të ekonomisë. Në këtë mënyrë ai kishte kontakt direkt me Putinin. Që nga ajo kohë Belousov konsiderohet si një ndër njerëzit e besuarit të presidentit. Varësia e tij direkte prej Putinit si dhe fakti, që Belousov nuk i përket asnjë fraksioni, që lufton për influencë në Kremlin, e ka bërë atë imun kundrejt korrupsionit. Pikërisht paraardhësi i tij Shoigu është përfolur shpesh për korrupsion. Së fundi u arrestua zëvendësi i tij, gjë që shumë vëzhgues e komentuan si shenjë, se së shpejti edhe shoigu do të shkarkohej. Belousov me postet që ka mbuluar ka ndikuar fort në formësimin e politikës ekonomike ruse gjatë viteve të kaluara. Ai konsiderohet si mbështetës i investimeve shtetërore në ekonomi. Në vitin 2014 ai ka qenë ndër të paktët ekspertë të ekonomisë rreth Putinit, që kanë mbështetur aneksimin e Krimesë. Belousov e sheh Rusinë si "të rrethuar nga armiqtë”. Ky botëkuptim flet edhe për afërsinë e tij me Putinin. Nën drejtimin e Belousovit është përpiluar koncepti i zhvillimit teknologjik 2030. Deri në këtë kohë, sipas planit të Belousovit, Rusia duhet të mësojë të prodhojë chipë, makineri me precizion të lartë, aparatura mjekësore, avionë e dronë.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55