Top News – Besnikëria shpërblehet/ Grenell merr postin e ri
23/12/2020 12:37

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, të martën më 22 dhjetor njoftoi planet për të emëruar një numër tjetër të aleatëve të tij kryesorë në borde të ndryshme qeveritare, e cila është një shenjë tjetër që presidencës së tij po i vjen fundi. Trump ka caktuar Hope Hicks, si një anëtare bordi që mbikëqyr bursën prestigjioze Fulbright. Hicks ka qenë prej kohësh një nga bashkëpunëtoret më të afërta të Trumpit – jashtë familjes së tij – dhe u kthye në Shtëpinë e Bardhë këtë vit, pasi u largua më herët gjatë presidencës së tij. Presidenti gjithashtu ka nominuar ish-prokuroren e Përgjithshme të Florida-s, Pam Bondi si një anëtare bordi të Qendrës John F. Kennedy, si dhe sekretarin e stafit të Shtëpisë së Bardhë, Derek Lyons. Trump gjithashtu zgjodhi Ezra Cohen-Watnick, nënsekretar i mbrojtjes për inteligjencën dhe sigurinë, për të kryesuar Komitetin e Deklasifikimit të Interesit Publik. Richard Grenell, ish-ambasador amerikan në Gjermani dhe ish-ushtrues i detyrës së drejtorit të inteligjencës kombëtare si dhe i dërguar i posaçëm i presidentit për dialogun Kosovë-Serbi, u emërua për të shërbyer në Këshillin Memorial të Holokaustit në Shtetet e Bashkuara. Të emëruarit janë në mesin e më shumë se 40 personave të emëruar në “pozicione kryesore” të ndryshme në panele si Komisioni i Arteve të Bukura, Bordi i Shërbimeve të Muzeut dhe Bibliotekës Kombëtare dhe Korporata për Benefitet Pensionale. Lista përfshin njerëz që kanë kontribuar në fushatat politike të Trump, si dhe Paolo Zampolli i cili u mburr se ai e ka prezantuar Trump me Zonjën e Parë, Melania Trump. Zampolli u emërua për një pozicion në bordin e Qendrës Kennedy.

Top News – Paqja në Ukrainë nuk mund të shtyhet / Papa bën thirrje para përvjetorit të pushtimit
22/02 15:56
Top News – Kina zë vendin e SHBA-së / Partnerja kryesore tregtare e Gjermanisë, Merz në Pekin
22/02 15:48
Top News – Luftë e re e Ftohtë me SHBA-në/ Presidenti i Brazilit para takimit me Trumpin
22/02 13:55
Top News – ‘Sulme terroriste’ në Ukrainë/ Shpërthime vdekjeprurëse në perëndim, viktima në Kiev
22/02 13:54
Top News – Kubanezët ikin nga Venezuela/ Largohen forcat e sigurisë, presioni i SHBA rritet
22/02 13:45
Top News – Çon anijen-spital në Grenlandë/ Trump nuk heq dorë: Njerëzit atje nuk marrin kujdes
22/02 13:44
Top News – Gara e re hapësinore ka nisur/ Satelitët riformësojnë mbrojtjen e Gjermanisë
22/02 13:42
Top News – Sllovakia kërcënon të ngrijë Ukrainën / Do ndërpresë furnizimin me energji nëse…
22/02 13:41
Top News – Trump rrit tarifat globale / Nga 10 në 15 për qind…pas vendimit të gjykatës
22/02 12:09
Top News – Në ‘tokën e askujt’ në Ukrainë/ ‘Vrasësit e qiellit’ mund të vendosin fatin e luftës
22/02 12:08
Top News – ‘Plas lufta’, Pakistani sulmon Afganistanin/ Bomba nga qielli, edhe fëmijë mes viktimave
22/02 12:03
Top News – Trupa në terren, në Ukrainë, tani! Ish kryeministri britanik kërkon veprim të shpejtë
22/02 11:29
Top News – Kthehen protestat në Iran / Studentët përleshen me forcat e rendit në Teheran
22/02 11:28
Top Channel/ Rusia shton sulmet në Ukrainë/ Vritet nga shpërthimi një police 23-vjeçare
22/02 11:19
Top Channel/ Pakistan-Afganistan, prag lufte! Sulm ajror kundër talibanëve, 13 viktima
22/02 10:48
Top Channel/ Protesta masive në Lyon, pas vdekjes së një aktivisti të ekstremit të djathtë
21/02 23:20
Top Channel/ Trump i bën fakt tarifat e reja 15% për Botën. Hyjnë në fuqi që më 24 shkurt
21/02 22:32
Top Channel/ Frika e një lufte SHBA-Iran, Gjermania thirrje shtetasve të saj: “Largohuni tani”!
21/02 15:29
Top Channel/ “Anëtarësim në BE pa veto”, FAZ: “Debati po shkon në drejtimin e duhur”!
21/02 15:28
Top Channel/ Shqipëria, trupa në Gaza: Del harta, Kosova “merr” veriun e Gazës, Shqipëria…
21/02 15:25
DIGITALB DIGITALB