Sipas Bankës së Shqipërisë, niveli i treguesit ekonomik për bizneset është më i larti i regjistruar ndonjëherë dhe qëndron 18.6 pikë mbi mesataren historike. Rritja e treguesit të agreguar reflekton sidomos rritjen mjaft të lartë të besimit në sektorin e shërbimeve, por edhe në sektorët e industrisë, të ndërtimit dhe të tregtisë. Nga ana tjetër, besimi konsumator ka regjistruar rënie të lehtë këtë muaj.