Treguesi i ndjesisë ekonomike u rrit me 0.8 përqind në muajin qershor, duke vijuar prirtjen e rritjes prej 8 muajsh. Sipas bankës së Shqipërisë, ky është niveli më i lartë historic i këtij treguesi dhe qëndron 19.6 pikë mbi mesataren afatgjatë. Rritja e treguesit të ndjesisë ekonomike u përcaktua nga rritja e besimit në sektorët e industrisë, ndërtimit e tregtisë si dhe nga përmirësimi i besimit konsumator.