Top News – “Besim në mrekulli”/ AFP, reportazh nga Kisha e Laçit
04/12/2020 14:50

Në kishën e Shna Ndojit, ateistët, myslimanët dhe të krishterët nuk reshtin në kërkim të ngushëllimit dhe paqes, e ndoshta edhe të ndonjë mrekullie si ajo e hedhjes pas krahëve e pandemisë së koronavirusit apo sëmundjeve të tjera. Kështu shkruan agjencia e lajmeve AFP në një reportazh të saj, nga kisha françeskane, që ngrihet mbi një majë mali mbi qytetin e Laçit, që ka tërhequr pelegrinë për shekuj të tërë në një vend ku kufijtë mes besimeve janë porozë. Por, më shumë njerëz se kurrë, raporton AFP, po vizitojnë tani këtë vend të shenjtë, ku zoti është i njëjti për të gjithë. “Njerëzit vijnë në këtë vend të shenjtë për të kërkuar zgjidhje për sëmundjet dhe për të larguar frikën nga pandemia”, shprehet prift Mirash Ivanaj. “Në mesin e pandemisë, ka më shumë njerëz. Pelegrinë që kanë të afërm të sëmurë në shtëpi apo spital, vijnë këtu për të lënë një veshje të tyre, për një natë, për të larguar sëmundjen”, thotë Servete Mullai. “Ne nuk duhet ta përjashtojmë syrin e keq, ai mund të krijojë shumë probleme. Për të mbrojtur veten ne vendosim hajmali sipas traditës, një thelbi hudhër, kokërr kafeje apo diçka tjetër…”, shton Ramazan Sefaj. Për antropologun Alfred Halilaj, rritja e fluksit të vizitorëve në kishën e Shna Ndoit, e ka një arsye. “Frika dhe ankthi i shkaktuar nga pandemia ka bërë që njerëzit ti rikthehen besimit në një përpjekje për tu rikthyer tek paqja shpirtërore, por pa refuzuar sidoqoftë rolin e spitaleve dhe mjekësisë”. Sipas tij, shqiptarët besojnë tek fuqia e diellit, e gurëve, detit dhe natyrës. Kultura shqiptare, në thelb, vjen nga paganizmi që mbetet një themel i identitetit dhe jetës së përditshme pavarësisht mbivendosjes së konvertimeve fetare.

Top Channel/ Deputetët e PD-së në krye të protestës, babai i Stresit pjesëmarrës në tubim protesta
07/11 14:03
Top Channel/ Sulm kibernetik ndaj bankës franceze/ Hakerat grabisin 100 mln euro
07/11 13:59
Top Channel/ Protesta e PD-së, demokratët marshojnë nga selia blu drejt Kryeministrisë
07/11 13:53
Top News – Hashashi, biznes familjar. Shkodër, pranga dy vëllezërve, në kërkim një 24 vjeçar
07/11 13:20
Top Channel/ Zjarri në pallatin në Elbasan, momenti kur banori tenton t’i shpëtojë flakëve të mëdha
07/11 13:17
Top News – Djali dhunon prindërit në Durrës. Të moshuarit përfundojnë në spital, arrestohet autori
07/11 13:03
Top News – Helmohen fëmijët në Vlorë. Dyshime se shkak është bërë ushqimi në kopsht
07/11 12:41
Top News – 105 gjoba në një javë. Akti normativ kundër protestës ndëshkon qytetarët
07/11 12:41
Top Channel/ Prokuroria e Elbasanit sekuestron 300 tonë pluhur të rrezikshëm të Albchrome
07/11 12:39
Top Channel/ Policia, gati për protestën. Merr në mbrojtje Kryeministrinë dhe disa institucione
07/11 12:36
Top Channel/ Sot protesta kombëtare, e thirrur nga të rinjtë, e mbështetur nga Partia Demokratike
07/11 12:36
Top Channel/ Thatësira pakësoi vajin e ullirit, bie prodhimi në Finiq, fermerët pa treg
07/11 12:28
Top Channel/Elbasani me trafik! 35 mijë mjete në fundjavë, Bypassi pritet të çlirojë Korridorin VIII
07/11 12:28
Top Channel/ SPAK godet kartelin e kokainës, nga Amerika Latine në Europë, 60.7 tonë drogë
07/11 12:23
Top News – Shpërthimi i pallatit në Elbasan. Raporti – Do shembet, banorët të mos futen në banesa!
07/11 12:18
Top Channel/ Nis votimi për kreun e ri të Partisë Demokratike në Fier, pesë kandidatë në garë
07/11 12:18
Top News – Tritoli në makinën e zyrtares së bashkisë. Zbardhet atentati në Elbasan, një i arrestuar
07/11 12:15
Top Channel/ Fëmijët e një kopshti në Vlorë përfundojnë në pediatri, dyshohet se janë helmuar
07/11 11:57
Top News – Prokuroria heton Albchrome. 300 ton pluhur i rrezikshëm në qiell të hapur
07/11 11:50
Top News – SPAK mbyll hetimet për klanin Çopja. Sekuestrohen mbi 9 milionë pasuri, 16 të pandehur
07/11 11:08