Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim nuk ka ndryshuar parashikimet e saj për zgjerimin e ekonomisë shqiptare deri në fund të këtij viti. Në raportin e vjeshtës, BERZH thotë se ekonomia do të rritet me 3.5 për qind, aq sa ishte edhe parashikimi i saj në raportin pranveror, të publikuar në muajin maj.