Top News/ Bërthama e Tokës ka ndaluar! Shkencëtarët e konfirmojnë: Po tani çfarë ndodh?
05/07/2024 15:06

Thellë brenda Tokës ka një bërthamë metalike të fortë, që rrotullohet pavarësisht nga rrotullimi i planetit, si një majë që rrotullohet brenda një maje më të madhe, të mbuluar me mister. Kjo bërthamë e brendshme ka intriguar studiuesit që nga zbulimi i saj në vitin 1936, dhe mënyra se si lëviz ajo, shpejtësia dhe drejtimi i rrotullimit të saj, kanë qenë në qendër të një debati që zgjat prej dekadash. Një numër në rritje i provave sugjerojnë se rrotullimi i bërthamës ka ndryshuar në mënyrë dramatike vitet e fundit, por shkencëtarët janë të ndarë mbi atë që saktësisht po ndodh dhe se çfarë do të thotë kjo. Një pjesë e problemit është se brendia e thellë e Tokës është e pamundur të vëzhgohet ose të ekzaminohet drejtpërdrejt. Sizmologët kanë mbledhur informacion në lidhje me lëvizjen e bërthamës së brendshme duke ekzaminuar se si sillen valët nga tërmetet e mëdha. Variacionet mes valëve me forca të ngjashme që kaluan nëpër bërthamë në kohë të ndryshme u mundësuan shkencëtarëve të masin ndryshimet në pozicionin e bërthamës së brendshme dhe të llogarisin rrotullimin e saj. Studimet ndër vite dhe dekada, nuk kanë qenë në një linjë për sa i takon rrotullimit dhe drejtimit të këtij rrotullimi. Disa analiza madje kanë sugjeruar se bërthama nuk rrotullohet fare. Një model i propozuar në 2023 tregoi një bërthamë të brendshme që në të kaluarën ishte rrotulluar më shpejt se vetë Toka, por tani po rrotullohej më ngadalë. Një studim i botuar më 12 qershor në revistën Nature konfirmon ngadalësimin. Por ndërkohë, ekspertët nuk munden të thonë se si një ngadalësim i bërthamës së brendshme mund të ndikojë në planetin tonë.

Top News – Vance nis ‘rrugën’ drejt presidencialeve / Pas humbjes në zgjedhjet e mesit të mandatit
08/11 11:42
Top Channel/ Pushteti i Netanyahut drejt fundit/ Gadi Eisenkot drejt formimimit të qeverisë së re
08/11 11:38
Top Channel/ 40 mijë kërkesa për spiunë / Në Argjentinë për herë të parë u aplikua konkurs publik
08/11 11:38
Top Channel/ Gjermania ndalon raketat për Kievin/ Pistorius: Nuk kemi më mundësi që t’u dërgojmë
08/11 11:25
Top News- Greqia modernizon Flotën Ajrore, 3 avionë të rinj KC-390 dhe një komandë për hapësirën
08/11 11:21
Top Channel/ Masakra në Poloni, rëndohet bilanci/ Autori kishte ekzekutuar më herët familjen e tij
08/11 11:18
Top Channel/ Tmerr në Krakov,vriten 6 persona.Ekstremisti hap zjarr në mes të zonës turistike polake
07/11 23:16
Top News – SHBA sulmon sërish Iranin. Trump: Shkatërruam një sistem të vogël kundër ajror
07/11 20:07
Top News – Arrestohet presidenti i Paraguait. Falimentimi i bankës, akuzohet për shpërdorim detyre
07/11 17:07
Top News – Kufi për inteligjencën artificiale. Nismat e para të demokratëve në Kongresin e SHBA
07/11 15:20
Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04