Top News – Berluskoni zemëron Ukrainën: S’e harron miqësinë me Putinin, përhap propagandë ruse
13/02/2023 16:05

Ukraina ka reaguar me zemërim ndaj ish kryeministrit italian, Silvio Berluskoni, duke thënë se ai po përhap propagandë ruse. Kjo vjen pasi Berluskoni tha se ai nuk do të kishte tentuar të takohej me presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski, nëse do të ishte kryeministër. Berluskoni 86 vjecar, është krekosur shpesh për miqësinë e tij me presidentin rus, Vladimir Putin, para se Rusia të niste pushtimin e Ukrainës një vit më parë. Por, Berluskoni thotë tani se Zelenski duhej ta kishte parandaluar luftën në vendin e tij duke ndalur sulmet mbi territoret e kontrolluara nga separatistët e mbështetur nga rusia. Ai tha se ai e konsideronte sjelljen e Zelenskit, shumë, shumë negative. Duke u kundërpërgjigjur, një zëdhënës i ministrisë së jashtme ukrainase tha se komentet e berluskonit ishin qesharake. “Në të njëjtën kohë, politikani italian duhet ta kuptojë se duke përhapur propagandë ruse, ai inkurajon Rusinë që të vazhdojë me krimet e saj kundër Ukrainës e si pasojë mban përgjegjësi politike dhe morale”, tha zëdhënësi Oleg Nikolenko. Ai më pas akuzoi berluskonin se po përpiqet të tregojë besnikërinë e tij ndaj diktatorit rus. Komentet e Berluskonit kanë detyruar edhe ministrinë e jashtme italiane të reagojë, duke thënë se mbështetja e Italisë për Ukrainën është e palëkundur dhe e fortë.

Top Channel/ Miratohet monedha e floririt me fytyrën e Trump: 24 karat, del në 4 korrik!
20/03 14:45
Top Channel/ Izraeli mbyll xhaminë Al Aksa, besimtarët luten në rrugë: “Hera e parë në dekada”!
20/03 14:37
Top New – SHBA godet ‘Homeland Justice’/Mbyllen faqet e iranianëve, mes tyre ai që sulmoi Shqipërinë
20/03 13:35
Top News – Trump do pushtojë ishullin e Khargut / Do fusë trupat në Iran, gati plani i luftës
20/03 13:35
Top News – Meningjiti vret edhe në Francë/ Britania e madhe në mes të një shpërthimi të paparë
20/03 13:32
Top News – Tym i zi mbi fabrikën e makinave / 14 të zhdukur mes flakëve dhe 21 të lënduar
20/03 13:26
Top News – Të hapim Ngushticën e Hormuzit! Evropa, Japonia e Kanadaja me deklaratë të përbashkët
20/03 12:49
Top News -‘Zoti e shkatërroftë Izraelin…’/Erdogan në faljen e Fiter Bajramit: Do të paguajë çmimin
20/03 12:45
Top News – Shkoi për të uruar festën. Kryeministri Australian pritet me protesta në xhami
20/03 12:44
Top Channel/ BTS rikthehen në skenë, 260 mijë fansa dhe masa të rrepta sigurie në koncertin historik
20/03 12:33
Top Channel/ Alarm për IOS! Zbulohet sulmi “DarkSword”, Apple apel për përditësim urgjent
20/03 12:31
Top News- Anije luftarake ruse e një cisternë nafte / Putin sfidon Trump, thyen bllokadën ndaj Kubës
20/03 12:26
Top News – Do hedhë në erë pistat e Grenlandës / Nëse Trump sulmon, Danimarka e ka gati planin
20/03 12:25
Top News – Tmerr në fluturim, turbulenca të frikshme / Disa të plagosur në avionin e Delta Airlines
20/03 12:25
Top News – SHBA, ofensivë për të hapur Hormuzin / Avionë luftarakë e helikopterë kundër Iranit
20/03 12:20
Top Channel/ Falja e Bajramit, besimtarët mbushin Xhaminë e Madhe në Mekë!
20/03 11:57
Top Channel/ SHBA “hakmerret” për Shqipërinë: Godet hackerat iranianë, bllokon “Homeland Justice”!
20/03 11:20
Top Channel/ Origjina e jetës, përgjigja vjen nga asteroidi? Zbulohen “blloqe” materiali genetik!
20/03 11:19
Top News – Festë dhe raketa në Lindjen e Mesme / Myslimanët e botës shënojnë Fitër Bajramin
20/03 11:00
Top News – Kim Jong un dhe vajza e tij mbi tank: ‘Tundet toka’ / Testojnë ‘bishën’ e re të betejës
20/03 10:48
DIGITALB DIGITALB