12 Marsi është caktuar si data kur do të mbahet protesta e radhës kombëtare e Partisë Demokratike. Në mbledhjen e grupit parlamentar, kreu demokrat Sali Berisha hodhi akuza në drejtim të kreut të qeverisë me pretendimin se po shkel çdo ligj. Ky ka shndërruar Shqipërinë në një vend tepër të rrezikshëm për të ardhmen e kombit duke përdorur pushtetin e tij. Ndaj dhe duhet t’i përgjigjemi në mënyrën më të fuqishme dhe unë kam besim se do i përgjigjemi. Data 12 është kryengritja e radhës.