Sali Berisha doli para gazetarëve në konferencën periodike për shtyp. Ai vlerësoi primaret e zhvilluara ditën e shtunë brenda PD-së, por sqaroi se emrat e votuar në këtë garë të brendshme nuk do të jenë automatikisht në listat e sigurta për deputetë. Berisha tha se primaret do t’i shërbejnë atij dhe strukturave drejtuese të partisë për të hartuar listën përfundimtare të kandidatëve në çdo qark.