Gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sali Berisha, i shoqëruar nga Kryetari i Partisë Republikane të Shqipërisë, Fatmir Mediu, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me kryetarin e nënkomisionit të Kongresit Amerikan për Evropën, kongresmenin e Teksasit, Keith Self. Në qendër të këtij diskutimi, sipas zyrës së shtypit të PD, kanë qenë problemet madhore me të cilat përballet Shqipëria, kryesisht trafiku i drogës, korrupsioni galopant dhe ndikimi i tyre i drejtpërdrejtë në manipulimin e proceseve zgjedhore, lufta ndaj karteleve të drogës dhe ndikimi te zgjedhjet.