Zgjedhja e kryetarit përmes parimit një anëtarë-një votë, për Sali Berishën, qoftë kjo garë me një apo shumë kandidatë, mbetet një nga format më demokratike. Në një postim të gjatë në Facebook, pas rizgjedhjes në krye të partisë, Berisha e quan Shqipërinë një diktaturë totalitare, ndërsa bën një krahasim me Partinë Socialiste, që sipas tij nuk ka mbajtur zgjedhje brenda saj.