Kreu i PD Sali Berisha u paraqit këtë të hënë në SPAK në zbatim të masës së sigurimit ‘detyrim paraqitje’ të vendosur ndaj tij në lidhje me dosjen ‘Partizani’. Pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, kreu demokrat foli për mediat, ku nuk i kurseu akuzat për gjyqtaren Irena Gjoka. Berisha deklaroi se Irena Gjoka nuk ka pasur kriteret,që të bëhet gjykatëse dhe se po mbrohet duke përdorur manovrën e hetimeve paraprake Ndër të tjera kreu demokrat deklaroi se gjyqtarja Gjoka është dëbuar dy herë nga Greqia dhe se ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit.