Ish-kryeministri Sali Berisha e ka nisur konferencën e përjavshme me gazetarët me një koment dhe urim për kombëtaren shqiptare të futbollit, e cila mbrëmjen e së enjtes triumfoi ndaj Çekisë me fitoren e pastër 3-0. Sipas Berishës, kombëtarja jonë së shpejti do të jetë edhe kampione e Europës.