Një ditë para protestës së paralajmëruar nga ish kryeministri Sali Berisha, selia blu është hasur me tensione të forta. Fill pas mbërritjes në seli të Sali Berishën, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka dalë në një prononcim për mediat ku ka deklaruar se këtë të premte ish-kryeministri Sali Berisha dhe mbështetësit e tij paralajmëruan dhunë në protestën e 8 janarit.