Përkrah ish-kryeministrit Berisha janë reshtuar edhe dy deputetë, të cilët kanë qenë të pozicionuar, ose me Bashën, ose me asnjërin prej liderëve që ka drejtuar partinë. Tomorr Alizoti dhe Xhelal Mziu dy deputetë të qarqeve Berat dhe Dibër, janë reshtuar pro Berishës dhe morën pjesë në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike, ku Sali Berisha njoftoi dhe aksionin politik të vjeshtës. Për kryedemokratin, vetëm protestat e gjata dhe të qëndrueshme, janë shkatërrimtare për këtë regjim.